Live

Del fotoja e serbit të arrestuar për krime lufte në Kamenicë

12:40 / 08 Mars 2023

Nga Kosova Live

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka treguar se personi i arrestuar të martën për krime lufte në Kamenicë është Zlatko Arsiq, transmeton Paparaci.

Prokuroria Sepciale njoftoi dje se ai dyshohet se në mars të vitit 1999, në stacionin policor në Kamenicë, si person zyrtar, së bashku edhe me policë të tjerë serbë, fillimisht kishin rrahur “me shufra gome dhe shqelma” dhe më pas kishin torturuar “në mënyrë çnjerëzore” të dëmtuarin me iniciale B.M.

Sipas njoftimit, i dëmtuari kishte pësuar lëndime të rënda dhe i ishte “kanosur seriozisht jeta” gjatë dhunës së ushtruar që thuhet se ka zgjatur për një orë e gjysmë.

Po ashtu, thuhet se ai dyshohet se në periudhën shkurt-mars 1999, ka marrë pjesë në “dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë, pastaj ka filluara të bëjë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve, ai ka vënë zjarrin, si dhe ka marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë”.

Ndërkohë, sipas kësaj zyre, Arsiq ishte pjesë e Policisë së Kosovës. Në kutmesë shprehet habia se “si ai kishte kaluar testet e verifikimit, nëse ekzistonte dyshimi i bazuar për krime lufte”.

E njëjta zyre thotë se i ka ofruar Arsiqit ndihmë juridike falas.

Shpërndaje në

U Kopjua