Live

Deliu-Kodra: Në vend se paratë të shkojnë në çerdhe po shkojnë në xhepat e qeveritarëve

11:38 / 28 Mars 2024

Nga Kosova Live

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, në fjalën e saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka thënë partia e saj ka denoncuar “me fakte” keqpërdorimet në Ministrinë e Infrastrukturës.

“Kontrata një burimore janë standard i rregullt i kësaj qeverie. Raporti për vendin e thotë se gjatë viti 2022, 78.5 milionë janë nënshkruar me negocim pa publikim. Sot nuk do flasim as për dështimet e mëdha të kësaj qeverie, temë e sotme është themelimi i komisionit hetimor për kontratat njëburimore, pra është korrupsioni. Si PDK kemi denoncuar me fakte keqpërdorimet në Ministrinë e Infrastrukturës. Kontrata një burimore janë standard i rregullt i kësaj qeverie, raporti për vendin e thotë se gjatë viti 2022, 78.5 milionë janë nënshkruar me negocim pa publikim”.

Deliu-Kodra tha se deri me tani janë regjistruar 1800 kontrata njëburimore, prandaj ajo thotë se PDK e konsideron të rëndësishëm komisionin hetimor për të zbardhur “abuzimet e mëdha për të cilat kemi diskutuar tash e sa kohë”.

“Cila është vlera e secilës kontratë, a janë përmbushur kushtet, këto dhe shumë pyetje komisioni hetimor parlamentar do i shtrojë para vetes, e qytetarët kanë plotësisht të drejtë të dinë se ku shkojnë paratë e tyre sepse në vend se këto të holla të përfundojnë në shkolla, çerdhe po shkojnë në xhepat e këtyre qeveritarëve”, ka thënë Deliu-Kodra./EO/

Shpërndaje në

U Kopjua