Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë se PDK-ja ka ngritur shqetësimet e saj në lidhje me marrëveshjen e arritur në Ohër.
Deliu-Kodra ka kritikuar kryeministrin Kurti për lojë fjalësh ndërmjet Asociacionit dhe vetëmenaxhimit dhe sipas saj këto shqetësime të PDK-së do të adresohen të enjten në Kuvendin e Kosovës para Kurtit.
“Ne kemi pritje serioze lidhje me marrëveshjen. Kemi shqetësime serioze, kemi qenë shumë të qartë për shqetësimet që i kemi adresuar. Kurti kishte lojë fjalësh për vetëadministrim, për vetëmenaxhim, cili është dallimi ndërmjet vetëadministrimit dhe vetëmenaxhimit”, ka thënë Deliu-Kodra.
Deliu-Kodra ka thënë se kryeministri Kurti e ka sjellë Kosovën deri në këtë pikë.