Live

Deliu-Kodra për vlerën e koeficientit: Koeficient për rritje të varfërisë

17:13 / 01 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka thënë se koeficienti për rritjen e pagave është një i atillë për rritje të varfërisë.Një reagim i tillë vie pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka deklaruar se vlera e koeficientit për vitin 2023 është arritur në 105.

Sipas Deliut, konficienti paraqet përshpejtimin e ikjes së profesionistëve nga institucionet shtetërore.

“Ky nuk është koeficient për rritjen e pagave, ky është koeficient për rritje të varfërisë, të depresionit koletiv, të pasigurisë. Ky është koeficient i ikjeve të të rinjve! Ky është konficient i përshpejtimit të ikjes së profesionistëve nga institucionet shtetërore, duke e dobësuar sistemin shtetëror të Kosovës. Kështu goditen policët, mësuesit, mjekët, infermierët dhe të gjithë profesionistët tjerë! #GjithçkaShtrenjtë , #PagatNjëjtë”, ka shkruar Deliu.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë se vlera e koeficientit për vitin 2023 është arritur në 105. Sipas tij në janar të vitit 2024, i njëjti do të jetë 110.

E reja sipas tij është se për çdo vit do të vlerësohen mundësitë buxhetore dhe do të bëhet ndryshimi i koeficientëve sipas atyre mundësive.Kreu i Qeverisë ka thënë se Fondi i pagave për herët të parë po rritet me 100 milionë euro.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...