Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka kërkuar sot që t’i ndalet fjala deputetit, Hisen Berisha.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Qeveria po kërcënon deputetët që të mos flasin për rastin Dehari.
“Mbylle gojën, mbylle, ska ashtu me folë cka ti teket këtij, ty ta kisha ndalu me folë me ligj” kërcënonte sot Albulena Haxhiu, ministrja e cila po e bën vettingun, teksa provonte me ia ndalë fjalën deputetit Hisen Berisha”, ka shkruar mes tjerash Deliu-Kodra.
Postimi i plotë:
“Mbylle gojën, mbylle, ska ashtu me folë cka ti teket këtij, ty ta kisha ndalu me folë me ligj” kërcënonte sot Albulena Haxhiu, ministrja e cila po e bën vettingun, teksa provonte me ia ndalë fjalën deputetit Hisen Berisha.
Kjo Qeveri po provon ti ndalë fjalimet e deputetëve në kohën që kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu do të duhej të sqaronin opinionin publik se çfarë dinë ata në lidhje më zhdukjen e mostrave të rastit Dehari?
A kanë ndërmarrë deri me tani ndonjë veprim për të zbardhur të vërtetën e plotë të zhdukjes së këtyre provave?
Pse edhe më tutje po vazhdojnë të heshtin karshi akuzave që i përfshijnë ata në mënyrë direkte në krimin e zhdukjes së mostrave të rastit Dehari?
Cilat janë ndërhyrjet flagrante politike të kabinetit të ministres në Institutin e Mjekësisë ligjore?
Qele gur gojën!