Live

Demaku: Gjykata Speciale është politike dhe politikisht duhet t’i përgjigjemi, sepse po e humbim betejën me Serbinë

19:03 / 16 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ish kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku ka reaguar pas dënimit të Salih Mustafës më 26 vjet nga Gjykata Speciale.

“Gjykata Speciale është gjykatë politike dhe për një gjykatë politike nuk mund t’i përgjigjesh me drejtësi. Duhet t’i përgjigjesh politikisht, jo vetëm me reagime, e pa bërë asgjë. Para disa muajve, Malcolm Simons kishte njoftuar në tërësi Komisionin Parlamentar për të gjitha ato që kishin ndodh në EULEX dhe se të njëjta priten të ndodhin në Gjykatën Speciale pasi janë të njëjtit akterë me të njëjtat qëllime”, ka shkruar ai.

Mirëpo, ai shton se e gjithë çfarë kishte thënë Malcolm, i cili ishte kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it, kishte përfunduar aty.

“E gjithë përfundoi aty. Asnjë institucion a parti politike nuk deshi as të diskutojë e lërë më të kërkojë përgjegjësi. Edhe zhvillimet e fundit rreth Dick Martyt u harruan, bile shigjetat u kthyen ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Nuk kemi pse çuditemi për dënimet që po ndodhin. Është një betejë politike mes Kosovës dhe Serbisë në një terren neutral, betejë të cilën po e humb Kosova, fatkeqësisht”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...