Raphael Warnock, kandidati demokrat ka mposhtur kundërshtarin e tij republikan Herschel Walker, i cili është mbështetur publikisht nga Donald Trump.
Zgjedhjet në Georgia kaluan në balotazh sepse asnjëri nga kandidatët nuk mori më shumë se 50% të votave më 8 nëntor.
Procesi u cilësua shumë “i rëndësishëm” nga presidenti demokrat Joe Biden, megjithëse balanca e pushtetit në Kongres ishte vendosur tashmë, pasi fitorja e partisë së tij në këtë shtet do të forcojë shumicën e saj në Senat.