Live

Dënohen me 6 vjet burgim çifti anglez që la fëmijët të jetonin me qentë

18:31 / 08 Nëntor 2022

Nga admin

Një oficer policie, i thirrur në shtëpinë e një çifti anglez që mbante mbi 30 qen në një shtëpi me tre dhoma gjumi, me shtatë fëmijë, tha se kjo ishte pa mëdyshje një nga adresat më të tmerrshme në të cilat kishte qenë ndonjëherë.

Christopher Bennett, 35-vjeç dhe Gemma Brogan, 41-vjeçe, nga Eastbourne janë dënuar me gjashtë vjet burgim secili, për neglizhencë ndaj fëmijëve pasi një gjykatë e cilësoi rastin si “indiferencë e thellë”.

Policia u thirr në këtë adresë në Eastbourne, pas një raportimi të një incidenti në familje në qershor 2021.

Ata ishin të tmerruar nga gjendja e ndyrë e shtëpisë, nga e cila u morën në ruajtje 35 qen, raportojnë mediat britanike, transmeton KlanKosova.tv.

E gjithë shtëpia mbante erë të rëndë të mbeturinave të qenve, thanë zyrtarët.

“Është e pamundur të përshkruhet saktë shkalla e plotë e degradimit dhe pisllëkut që duhet të durojnë këta fëmijë të pambrojtur”, tha detektivja Fiona Ashcroft e njësisë së hetimeve mbrojtëse të Sussexit Lindor.

“Gjendja e gjithë shtëpisë ishte tronditëse dhe e neveritshme. Ajo ishte e rrëmujshme dhe e mbushur me rroba të hedhura, mbeturina, ushqime të kalbura dhe jashtëqitje kafshësh”.

Oficerët hoqën një fëmijë shtatë vjeçar i cili ishte i mbuluar me fece qeni dhe që flinte pranë një qeni të ngordhur. /Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua