Live

Dënohet kompania Equifax për shkelje të ekspozimit të 147 milionë të të dhëna të amerikanëve

11:52 / 01 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Equifax, i cili merret me të raportin e dhënave  te kredive të mbi 800 milionë klientëve dhe 88 milionë bizneseve në mbarë botën, pësoi një incident kibernetike në vitin 2017, pasi që sistemet e tij u hakua(Apache Struts vulnerability CVE-2017-5638)  mes muajit  Maj dhe fundit të Korrikut, duke rezultuar në vjedhjen e 147 milionë shtetasve amerikanë.

Hakeret arritën te marrin rreth 147 milion te dhëna personalë si: emra, adresë, datat e lindjes, numrat e sigurimeve shoqërore dhe madje edhe informacionin mbi licencën e makinës, duke e bërë atë një nga shkeljet më të mëdha të të dhënave në histori.

Sipas marrëveshjes ne mes te kompanisë Equifax dhe Komisionit Federal të Tregtisë së SHBA-së , kjo e fundit do te paguaj një shumë prej $700milion FTC (Komisioni Federal I Tregtisë së SHBA-së) si dhe rreth 50 shteteve amerikane.

Foto nga raporti i Apache Struts vulnerability CVE-2017-5638

Shpërndaje në

U Kopjua