Live

Dënohet me 50 vite burg ish-deputetja, bindi fëmijët të vrisnin babanë e tyre

19:05 / 14 Nëntor 2022

Nga admin

Gjykata e Drejtësisë në Brazil, ka dhënë dënimin ekstrem për një ish-zyrtare të lartë, pasi ajo akuzohet se bindi fëmijët e saj të vrisnin babain e tyre.

Sipas mediave të huaja ish-deputetja 61-vjeccare Flordelís dos Santos dhe burri i saj pastor Anderson do Carmo kishin fituar famë në Brazil për birësimin e fëmijëve nga lagjet e varfëra të Rio de Zhaneiros.

Disa nga 55 fëmijët biologjikë dhe të birësuar të çiftit janë akuzuar për komplot për të vrarë pastorin.

Vajza e ish-deputetes është dënuar me 31 vite burg për vrasjen e babait të saj, ndërkohë që edhe djali i saj është dënuar me 33-0vite burg si bashkëpunëtor në krim (e kishte njerk viktimën).

Vrasja e pastorit

Rasti ka tronditur Brazilin që nga 16 qershori 2019, kur Do Carmo u gjet i vdekur herët në mëngjes jashtë shtëpisë së çiftit në Rio de Zhaneiro. Ish-kongresmenja dos Santos pretendoi në atë kohë se grabitës të armatosur me motoçikleta i kishin ndjekur dhe sulmuan të shoqin, transmeton oranews.

Por hetimet e policisë më vonë implikuan dos Santos në vrasjen e burrit të saj në bashkëpunim me disa nga fëmijët e tyre.

Prokurorët brazilianë e akuzuan atë për “orkestrimin e vrasjes duke bindur fëmijët të merrnin pjesë në krim dhe duke u përpjekur ta paraqiste atë si një grabitje të armatosur”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...