Live

Deputet Dimal Basha: Qeveria s’e rriti tatimin në pronë, u rrit vlera e pronave

16:34 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka bërë një postim në Facebook në të cilin shfajëson Qeverinë për rritjen e tatimit në pronë.

Ai ka postuar një reagim në të cilin thotë se problemi ka qenë që “shumica e pronave kanë qenë të nënvlerësuara” më herët.

“Më shkurt, deri tash ka pagu tatim për 20,000€, kurse tash kur paguan për 30,000€ sigurisht se rritet obligimi, dhe 𝐤𝐣𝐨 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐬𝐞 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐫𝐫𝐢𝐭ë 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐚 𝐞 𝐚𝐩𝐚𝐫𝐭𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐣𝐨 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭!” – është shprehur deputeti.

Ai ka shtuar se mjetet që do të mblidhen nga tatimi në pronë do të shkojnë në buxhetin e komunave, por jo në buxhetin e Qeverisë së Kosovës.

POSTIMI I PLOTË:

𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐍𝐔𝐊 𝐞 𝐤𝐚 𝐫𝐫𝐢𝐭ë 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐧ë 𝐩𝐫𝐨𝐧ë!

Sa për sqarim, çka ka ndodh është se:

▪️Komisioni i Ministrisë së Financave e ka bë vlerësimin e objekteve dhe pronave dhe në gjithë territorin e Republikës. Çka ka ndodh më herët, 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐢𝐜𝐚 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐤𝐚𝐧ë 𝐪𝐞𝐧ë 𝐭ë 𝐧𝐞𝐧𝐯𝐥𝐞𝐫ë𝐬𝐮𝐚𝐫𝐚, dhe tani që është bë vlerësimi real, sigurisht që është rritë edhe shuma për pagesë. Për shembull, nëse një apartament ka qenë i vlerësuar 20,000€, tash komisioni ka vlerësu që i njejti apartament e ka vlerën ta zëmë 30,000€, pra vlerën reale të tregut. Më shkurt, deri tash ka pagu tatim për 20,000€, kurse tash kur paguan për 30,000€ sigurisht se rritet obligimi, dhe 𝐤𝐣𝐨 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐬𝐞 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐫𝐫𝐢𝐭ë 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐚 𝐞 𝐚𝐩𝐚𝐫𝐭𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐣𝐨 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭!

▪️Shuma për tatim caktohet nga Komuna, jo nga Ministria e Financave. Komisioni në Ministri vetëm ka bë vlerësimin e pronave, kurse Komuna e cakton vlerën tatimore.

▪️Për më tepër, këto vlerësime iu kanë dërgu komunave në tetor, dhe NUK ka pas asnjë reagim nga asnjëra prej tyre.

▪️Çka ka rëndësi është se 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐦𝐣𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐪ë 𝐦𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐧ë 𝐩𝐫𝐨𝐧ë 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐣𝐧ë 𝐧ë 𝐛𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐯𝐞, 𝐩𝐨𝐫 𝐉𝐎 𝐭ë 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬ë. Çdo lajm që thotë ndryshe është fake news.

▪️Për fund, jam i bindur që 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐅𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐨 𝐭𝐚 𝐚𝐝𝐫𝐞𝐬𝐨𝐣 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐤ë𝐭ë çë𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞, por me rëndësi me u sqaru që mjetet e tatimit i marrin komunat, e jo qeveria, dhe qeveria as nuk e ka rritë, por as nuk e ka ulë tatimin në pronë!

Shpërndaje në

U Kopjua