Live

Deputetët e LDK-së shohin nga afër gjendjen e rëndë në Istog, presin reagim nga pushteti

20:08 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

Disa deputetë të Grupit Parlamentar të LDK-së kanë vizituar të martën Komunën e Istogut dhe kanë për për së afërmi pasojat e mëdha prej vërshimeve të fundit.

Deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku-Rexhepi bëri të ditur se janë pritur nga kryetari i Istogut, Ilir Ferati.

“Duke parë që buxheti komunal është i kufizuar për t’u përballur me këto dëme për shumë qytetarë e familje, kërkojmë nga niveli qendror, përkatësisht Qeveria e Kosovës, t’i ndalin në ndihmë urgjentisht komunave të ballafaquara me vërshime, përfshirë Istogun, duke krijuar Fond Emergjent, duke ndërhyrë sa ma shpejt që është e mundshme”, shkroi aj në Facebook.

Sipas saj, deri më tash, reagimi qeveritar ka qenë i ngadalshëm dhe jo i duhur.

Shpërndaje në

U Kopjua