Live

Deputetët e LVV-së votojnë kundër shtesave për policët

13:42 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Pas tensioneve në veri, shumë deputetët të VV-së janë krenuar me Policinë e Kosovës. Por, këta deputetë sot nuk kanë përkrahur një amandament, i cili parashihte një shtesë për rrezikshmëri për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Amendamenti që është propozuar nga deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kërkuar që policet të marrin një shtesë për rrezikun që iu kanoset atyre gjatë orarit të punës.

“Polici e Kosovës në kudër të strukturës organizative të saj ka njësi të ndryshme të cilat punoj me nivel super të lart të rrezikut, me nivel të lart të rrezikut, me nivel të mesëm të rrezikut dhe nivele tjera të rrezikut. Në këtë kohë të gjithë ne duhet ta kuptojmë se këto njësi të Policisë së Kosovës kanë nevojë për një trajtim të veçante, kanë nevoje që përpos pagës bazë të paguhen edhe për rrezikun, sidomos për rrezikun e lartë dhe super të lartë. Edhe pse jam i vetëdijshëm se nuk ka para në botë që mund të kompensojmë zyrtarët policorë për sakrificën dhe për rrezikun që ju kanoset, sidomos në operacionet komplekse siç janë këto ditë”, ka thënë Qalaj.

Megjithatë, ky amendament është kundërshtuar nga deputetët e VV-së.

Amendamenti i Qalajt është hedhur poshtë me 55 vota “kundër”, 20 “për” dhe asnjë abstenime.

Sot Kuvendi i Kosovës është duke e shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për Pagat në sektorin publik.

Shpërndaje në

U Kopjua