Deputetja e PDK-së Ariana Musliu Shoshi thotë se nuk ka kryeminister në botën demokratike që nuk shkon me i pa nga afër të gjitha qytetet, fshatrat, me i taku banorët e bizneset e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore, me ofru përkrahje morale e financiare.
“Ndasitë nuk na dërgojnë askund! Aq të vegjel jemi, saqë edhe të bashkuar nuk përbëjmë as forcë e as fuqi të theksuar as në rajon e lerë më gjerë“, thotë ajo.
Tutje Musliu Shoshi kërkon nga Qeveria që ti ndihmojë banorët e prekur nga vërshimet.
“Prandaj, me tërë njerëzinë të lutem kryeministër e qeveri, ndihmoni këto qytetet. Banorët e këtyre vendeve, fëmijët, nënat, personat në moshë të shtyer, URGJENTISHT kanë nevojë për ndihmë! Skenderaj, Mitrovicë, Klinë, Istog e Podujevë bashkëndjej thellë në zemër e shpirt me secilin nga JuZoti ju ndihmoftë“, shkruan deputetja.