Live

Deputetët sllovenë kërkuan nga Inteligjenca e këtij shteti informacione për skandalin financiar të Martin Berishajt

20:38 / 14 Mars 2023

Nga Kosova Live

Çështja e skandalit financiar në të cilin është përfshirë Martin Berishaj duket se nuk do të mbarojë kurrë. Ditë më herët, Komisioni Parlamentar i Sllovenisë për Kontrollin e Inteligjencës dhe Shërbimeve të Sigurisë ka marrë informacione të reja në një mbledhje që kanë pasur.

A kishte ndodnjë informacion Inteligjenca Sllovene (Sova) në lidhje me operacionet e GEN-it në Ballkanin Perëndimor?

Ky komision parlamentar qysh më 1 mars kishte deklaruar se kishin mësuar, mes gjërash tjera, “aktivitetet e Inteligjencës Sllovene në lidhje me operacionet e kompanisë GEN-i në Ballkanin Perëndimor”.

Çështja kishte të bënte me “informacione apo aktivitete të mundshme të agjencisë” në lidhje me GEN-in, raporton SIOL.

Deputetët sllovenë shpjeguan më specifikisht duke thënë që “çështja kishte të bënte veçanërisht me mundësinë që individë, organizata apo grupe nga jashtë apo në lidhje me dikë me jashtë të kërcënojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Sllovenisë dhe interesat e saj vitale.”

Mediat sllovene fillimisht kishin raportuar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ishte zënë duke marrë para të majme në formë “cash”. Më pas, raportimet kishin vazhduar duke e lidhur atë me kryeministrin Albin Kurti, fushata e të cilit raportohej se ishte financuar nga paratë e GEN-i.

Kryeministri aktual slloven Robert Golob i ka mohuar këto raportime, duke thënë që ishin “fabrikim i pastër”. Ai madje ka shtuar se Berishaj ka qenë në fakt mik i Janez Janshas, kundërshtarit të tij politik.

Edhe Kurti i ka mohuar akuzat se ka marrë para nga GEN-i.

Megjithatë, deri tash nuk ka raportime të reja në lidhje me ato që kanë mësuar nga inteligjenca sllovene deputetët sllovenë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...