Live

Deputeti gjerman: Dënimi i Salih Mustafës, i ashpër

09:27 / 21 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Të premten që lamë pas, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë morën vendimin e parë gjykues ndaj një të akuzuari.

Me 26 vjet burgim u dënua ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa, nën akuzën për krime lufte.

Ky vendim në opinionin kosovar nuk u mirëprit, sidomos pasi vendimi iu dha “në emër të popullit të Kosovës”.

Deputeti gjerman Knut Abraham thotë po ashtu se ky vendim është i ashpër.

“Është një aktgjykim i ashpër, i cili sigurisht ngjalli kujtimin e ngjarjeve të tmerrshme që ndodhën kundër shqiptarëve të Kosovës në atë kohë, por edhe vuajtjen e shumë serbëve. Unë kam mirëkuptim që në Kosovë këto  gjëra po diskutohen dhe që emocionet janë të larta”, tha Abraham në një intervistë për DW.

Ai në fund këshilloi që vendimi të pranohet.

“Unë vetëm do të këshilloja, dhe kjo vlen edhe për mua personalisht, që vendimi i Gjykatës Speciale të pranohet dhe natyrisht të vëzhgohet se si do të punojë gjykata në rastet e tjera”, theksoi deputeti gjerman, Knut Abraham.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...