Live

Deputeti gjerman pas lirimit të Pantiqit: Tash të hiqen barrikadat me mbikqyrjen e KFOR dhe EULEX

14:44 / 28 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i Parlamentit Gjerman, Thomas Hacker, ka reaguar pas vendimit për lirimin në arrest shtëpiak të ish-policit Dejan Pantic.

Hacker ka thënë se tashmë është koha për heqjen e barrikadave nën mbikqyrjen e KFOR-it dhe EULEX-it.

“Në Kosovë duhet të rikthehet liria e lëvizjes”, ka shkruar Hacker.

Dejan Pantic është liruar nga paraburgimi dhe është caktuar në arrest shtëpiak. Tani është koha për të hequr të gjitha barrikadat nën mbikëqyrjen e KFOR-it dhe EULEX-it. Duhet të rikthehet liria e lëvizjes”, ka shkruar politikani gjerman.

Shpërndaje në

U Kopjua