Live

Deputeti i LVV: Asociacioni njëetnik është kancer për Kosovën

18:56 / 03 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka thënë se një asociacion njëetniki serbëve në Kosovë me kompetenca ekzekutive është kancer i Kosovës.

Ai tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, me gjashtë kushtet e nxjerra e ka bërë atë që sipas tij do të duhej ta bënte çdo kryeministër i vendit.

“Ai ka nxjerrë kushte që nuk e minojnë Kosovën në të ardhmen e për të cilat tendenca është e vazhdueshme nga Serbia.Përpos këtyre gjashtë pikave, ai e ka përmendur gjithashtu edhe pikat e hedhura poshtë nga Gjykata Kushtetuese për të cilat s’ka diskutim tashmë që janë të panegociueshme”.

“Por pikat që ka përmendur janë tepër të rëndësishme për të vënë theksin aty për të cilën ne e kemi thënë nga fillimi kur kanë filluar negociatat se një asociacion monoetnik i serbëve në Kosovë, me kompetenca ekzekutive në arsim, kulturë e shumë kategori të tjera, është kancer i Kosovës për të cilin nuk do të duhej askush nga shqiptarët ta përkrahnin një opsion të tillë”, është shprehur Bajrami në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se kushtet e cekura nga Kurti janë për Serbinë e presidentin e tyre, Aleksandar Vuçiq.

“Kushtet, Kurti i ka cekur për palën me të cilën jemi në negociata, që është Serbia. BE-ja dhe ShBA-ja janë lehtësuese të procesit, ne kështu i shohim nga fillimi deri në fund. Ata na ndihmojnë neve që të arrijmë një marrëveshje sa më parë për normalizim të marrëdhënieve, por këtu kushte janë kryekëput për Serbinë”, është shprehur Bajrami.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...