Live

Deputeti i LVV-së e kthen në Kuvend Zajednicën, kapet me opozitën

11:05 / 02 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës ka drejtuar akuza ndaj partive opozitare për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Rrustemi i VV-së ka thënë se kurdo që janë prekur bandat kriminale, është kërkuar diçka nga Serbia.

Ai ka thënë se opozita e duan Zajednicën.
“E duan shumë Zajednicën, aq shumë saqë po na thonë se pa të kemi me mbetur të vetë dhe të izoluar, nuk bën pa Zajednicën po thonë.” – ka thënë ai.

“Çka duhet të çlirohet me cka çlirohet shpirti e mendja nga kushtet dhe kriteret e Vuçiqit.” – ka pyetur opozitën.

Ai ka kërkuar që të bëhen bashkë kundër Zajednicës.

“Pyetja është se a e doni Zajednicën e Vuçiqit? A duhet të jemi unik e bashkë për Kosovën pavarësisht çka na kërkohet, saherë jeni ligshtue ia keni dhuruar një dëmë Kosovës, provoni për herë të parë të qëndroni, le të qëndrojmë bashkë. Jo Zajednicës, jo Vuçiqit brenda Kosovës, jo ndarjes së Kosovës mbi baza etnike.” – është shprehur ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...