Live

Deputeti i LVV-së kundërshton buxhetin: Nuk do ta votoj

14:14 / 17 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka thënë se nuk do ta votojë Projekt-Buxhetin për vitin 2023.

Humolli tha sot në Kuvendin e Kosovës se i ka njoftuar funksionarët e LVV-së për vendimin e tij.

“Ky buxhet nuk është as i majtë, e as i djathtë. Ky projektbuxhet e dëmton sigurinë e vendit tonë, për arsye se mbrojtjen e vendit tonë e pengon duke anashkaluar anashkualuar çështjene  veteranëve, duke anashkaluar sigurimet e policisë dhe të FSK-së. Në qoftë se ne nuk i sigurojmë policinë dhe FSK-në, atëherë si mund të përballemi ne me Serbinë që na kërcënon në vazhdimësi”, tha ai.

Deputeti nga Podujeva tha se nuk do ta votojë Projekt-Buxhetin për shkak të anashkalimit të “këtyre vlerave”.

“Unë nuk do ta votoj këtë buxhet për arsye të thjeshtë sepse nuk ka të drejtë askush që t’i anashkaloj këtë vlera”, deklaroi Humolli.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...