Live

Deputeti i ri, Ferat Shala falënderon votuesit dhe PDK-në!

16:41 / 07 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Deputeti i ardhshëm nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala përmes një postini në rrjetin social Facebook ka falënderuar të gjithë votuesit e tij si dhe Partinë Demokratike të Kosovës për besimin që i kanë dhënë.

Ferat Shala ka arritur të grumbullojë 18,334 vota, dhe kështu ka siguruar karrigen e deputetit si i kandidati i katërt më i votuar nga subjekti i tij.

“Të nderuar simpatizantë dhe përkrahës!

Sikurse edhe është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit, unë jam zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës.

Ndjehem i nderuar me besimin që kam marrë nga Ju. Gjithashtu ndjehem edhe përgjegjës ndaj të gjithëve që më keni besuar përmes votës. Do të bëjë përpjekje maksimale që besimin e dhënë t’ua shpërblej më punë, angazhim, përkushtim dhe përfaqësim të denjë.

Përmes votës suaj dhe përmes besimit të dhënë, Ju e keni vlerësuar punën, angazhimin dhe përkushtimin tim. Për këtë ju jam mirënjohëse dhe falënderuese gjithmonë!

Ndjehem shumë e lumtur që kam marrë mbështetje dhe besim në tëre Kosovën, andaj falënderojë të gjithë votuesit gjithandej Kosovës që më kanë besuar për t’i përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës.

Mbi të gjitha falënderoj Partinë Demokratikë të Kosovës për nominimin për të qenë në listën e kandidatëve në këto zgjedhje. Besoj fuqishëm që PDK do të vazhdojë me sukses mobilizimin për përmbylljen e reformimit të brendshëm për të dalë fituese në zgjedhjet e radhës.

Ju faleminderit!” – shkroi Shala.

Shpërndaje në

U Kopjua