Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli do të votojë përsëri kundër Kodit Civil.
Kjo, në rast si i njëjti do të sillet përsëri në Kuvend me version të herës së parë.
Agusholli, ka thënë se asgjë nuk do ta ndryshojë votën e tij, në rast të mosndryshimeve.
“Nëse vjen në versionin siç ka qenë për herë të parë atëherë asgjë nuk ndryshon në votën time”, është shprehur ai, për Front Online.
Në mars të vitit të kaluar, kur ky projekt-kod nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për të kaluar, Agusholli, kishte thënë se ndihet i qetë për të votuar kundër, pasi që shumica e popullit janë kudnër martesave të gjinisë të njëjtë.
Edhe sot, thotë se nëse do të ndodhë e njëjta gjë përsëri do të votojë kundër.
“Nëse nuk ka largim të atyre dy neneve që janë problematike atëherë qëndrimi im është i njëjtë, do të votoj kundër”, ka shtuar ai, për Front Online.
Kodi Civil në mars të vitit të kaluar kur ishte hedhur për votim në Kuvend kishte 29 vota kundër, 28 për dhe katër deputetë kishin abstenuar.
Në momentin e votimit në Kuvend ishin 77 deputetë, por 16 prej tyre nuk morën pjesë në votim.