Live

Deputeti serb i shtron pyetje skandaloze gazetares

14:29 / 10 Dhjetor 2022

Nga admin

Një deputet i Parlamentit të Serbisë ka shkaktuar skandal me një pyetje që ia ka shtruar një gazetareje të një mediumi të pavarur.

Në konferencën për shtyp, Millosh Jovanoviq ka fyer rëndë gazetaren e N1, Emina Kovaçeviq.

“Askush nuk ju pyet se për sa para do të flinit me të gjithë neve, sepse kjo do të ishte një pyetje jashtëzakonisht fyese, nën çdo nivel”, tha Jovanoviq, lideri i Nova DSS, në përgjigje të pyetjes së gazetares.

Ndër të parët që e dënoi këtë deklaratë fyese ishte Komisionerja për Mbrojtjen e Barazisë, Brankica Jankoviq, raporton N1.

E gjithë kjo na kujtoi adresimin po ashtu të turpshëm të ish-shefit të BIA-s, Bratislav Gashiq (aktualisht ministër i Brendshëm) drejtuar gazetares Zlatija Laboviq në vitin 2016.

Gashiq i kishte dërguar një mesazh seksist gazetares duke thënë se “i pëlqen kur gazetaret femra gjunjëzohen lehtë”.

Pasoi një reagim i ashpër nga publiku dhe shoqatat e gazetarëve dhe disa herë u organizuan protesta në mbarë Serbinë. Gashiq më pas u shkarkua nga posti i ministrit të Mbrojtjes. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...