Live

Deputetit të LVV-së i prishet laptopi: “Pusho i qetë në arkivin familjar, e meriton Xhehnetin”

11:23 / 14 Janar 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka ndarë me publikun një ngjarje që për të ishte goxha emocionuese, raporton Paparaci.

Ai njoftoi se laptopi i tij ‘HP Pavilion dm3’, është prishur dhe tash ‘pushon i qetë në arkivin’ e familjes Gola.

Ligjvënësi shpalosi punët që i ka kryer me këtë laptop. E quajti hero atë, teksa tregoi se i formatizuar veç “nja 2-3 here dhe ate vec dy vitet e fundit”.

“Kreva masterin dhe doktoraten me te. Pas fiks dhjete vjet pune te pandalshme me te, tash pushon i qete ne arkiven familjare”, shkroi ai në Facebook.

Për më tepër, ai replikoi edhe me një qytetar në Facebook. Ia kthehu atij për laptopin se ‘valla n’meritofte kush xhenet, qeky e meriton”.

Shpërndaje në

U Kopjua