Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, e ka quajtur presidenten Vjosa Osmani, notere të kryeministrit Albin Kurit. Në një postim në rrjetin social Facebook, Zenullahu ka theksuar se Osmani i urren luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Grupi parlamentar të PDK-së, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të enjten kanë bojkotuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani, në Kuvendin e Kosovës, me arsyetimin se ajo ka dështuar në përmbushjen e obligimeve të saj kushtetuese.
Postimi i plotë:
Vjosa Osmani është përçarëse dhe nuk përfaqëson unitetin. Ajo është vetëm notere e Albin Kuritit e zgjedhur në atë pozicion me vota të blera nga Lista Serbe dhe deputet të tjerë pa integritet dhe dinjitet.
Vjosa Osmani ka urrejtje për luftëtarët e UÇK-së, ajo nuk i njeh dhe respekton çlirimtarët dhe themeluesit e shtetit të Kosovës.
Padyshim nuk do të jemi në Kuvend për të dëgjuar fjalimin e noteres Osmani-Sadriu.