Live

Deputetja e PDK-së: Siç duket Albin Kurti e ka përjashtuar nga kabineti Donika Gërvallën

10:36 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka pyetur nëse vendi ka Ministri të Punëve të Jashtme, në kohën që sipas saj nevojitet punë e madhe dhe lobim për njohje nga 5 shtetet e BE-së.

Sipas saj, “MPJD është kapur dhe po ngulfatet nga 4-5 persona, ish zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, të cilët veç me politikë të jashtme nuk kanë asnjë lidhje”.

Postimi i saj i plotë:

A kemi Ministri të Jashtme?

Në një periudhë mjaft të rëndësishme për Republikën tonë, kur nevojitet punë e madhe siç është lobimi për njohje nga 5 shtetet e BE-së, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, përforcim i ambasadave tona me staf diplomatik e direktiva të qarta nga qendra, ne kemi këtë gjendje faktike:

– Shtete jo njohëse njëra pas tjetrës po deklarohen se qëndrimi i tyre ndaj Kosovës ka mbetur po i njëjti.

– Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare mbetet vetëm një iluzion.

– Ambasadat tona kanë mbetur gjysmë të zbrazura. Edhe ata që kanë marrë „bekimin“ e Donikës janë disa që më mirë t‘i kishte mbajtur në Prishtinë.

– MPJD është kapur dhe po ngulfatet nga 4-5 persona, ish zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, të cilët veç me politikë të jashtme nuk kanë asnjë lidhje.

Donika Gërvalla është në gjumë e siç duket edhe Albini e ka përjashtu nga kabineti!

Shpërndaje në

U Kopjua