Deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha i ka reaguar shefes së grupit parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari Lila, e cila sot njoftoi se ka vizituar Rexhep Selimin në Hagë, ndërsa ish-krerët e tjerë të UÇK’së, nuk i përmendi me emra, por iu referua me ‘të tjerët’.
Hoxha përmes një shkrimi në Facebook e quajti shpirtngushtë Mimoza Kusari Lila, e cila thotë se nuk pati guxim t’i përmend ish-krerët e UÇK’së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin.
“‘Mimoza Kusari” dhe të tjerët e UÇK – së… Ehhhhh…. Duhet shumë shpirtëngushtë me qenë e mos me mujt apo mos me guxu me i përmend ” këta të tjerët” si i quan sot Mimozë” e që dikur edhe ke punu e je rritë me ta…
Çka me të thané tjetër ty …Kurgjo, ama bash kurgjo..As ty e as të tjerëve që mbani llogon e njejtë e cila ju tjetërson përditë”.