Live

Deputetja e VV-së e barazon Kosovën me Iranin dhe Afganistanin: Ka femicid, gratë vriten vetëm pse janë gra

12:11 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë vlerësuar se në Kosovë ekziston fenomeni i femicidit, atë të vrasjes së gruas vetëm për shkak se është grua.

Fejza ka deklaruar publikisht kështu në Kuvendin e Kosovës ose në Tempullin e Demokracisë, duke e barazuar nivelin demokratik të vendit me atë të Afganistanit dhe Iranit.

“Ka diskutime të ndryshme që bëhen në këtë linjë, mirëpo tendenca për me e relativizu e cila në Kosovë i kemi 66 gratë të vrara dhe të themi se nuk vriten vetëm pse janë gra, kjo është e papranueshme. Mendoj që është shumë e rëndësishme që të angazhohemi të kemi sa më shumë barazi e drejtësi. Mendoj që s’do mend se ka femicid dhe ka vrasje të grave sepse janë gra”, deklaroi ajo.

Më pas, deputetes Fejza iu kundërpërgjigj deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, duke thënë se në Kosovë gruaja gëzon të gjitha të drejtat.

“Nuk do të doja asnjëherë që të kemi deputet që bën një deklarim të këtillë. Sepse në fakt ata dhunuesit dhe kriminelët potencialë inkurajohen nga fjala jote. Që nga viti 2000 deri më 2022, kemi pasur 66 gra të cilat janë vrarë nga partnerët apo bashkëshortët e tyre”, ka thënë ajo.

Më tej, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka kthyer në ofendim personal fjalimin e saj si kundërpërgjigje ndaj Musliut, duke thënë se fjalimi i saj inkurajon dhunuesit potencialë.

“Nuk do të doja asnjëherë që të kemi deputet që bën një deklarim të këtillë. Sepse në fakt ata dhunuesit dhe kriminelët potencialë inkurajohen nga fjala jote. Që nga viti 2000 deri më 2022, kemi pasur 66 gra të cilat janë vrarë nga partnerët apo bashkëshortët e tyre”, tha ndër të tjera ajo.

“Një ministre e Drejtësisë të flas në këtë formë, prandaj jemi këtu ku jemi. Në Afrikën e Jugut vriten gratë e vajzat në rrugë vetëm sepse janë gra dhe vajza. Në Afganistan mund të themi se ka femicid. Unë me pasë kanë në vendin tuaj zonja Haxhiu dhe të dal një deputet e grupit tim parlamentar dhe të kërkojë hetim parlamentar unë sot kisha dhanë dorëheqje, sepse s’po e bëni punën siç duhet. Prandaj keni kujdes se çfarë flitni, a është nëna grua, a është motra grua, a është vajza grua. Asnjëherë në asnjë proces gjyqësor nuk është vrarë se është grua, por janë rrethana qe kanë çuar deri aty. Asnjëherë nuk pranoj që dikush në këtë Kuvend ta bëjë këtë shoqëri femicide”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...