Live

Deputetja e VV-së mbron Kusarin, komentuesi ia tregon faturat marramendëse: Vazhdoni se u mësuam

17:52 / 02 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputetja e partisë në pushtet e ka mbrojtur Mimoza Kusarin pasi ajo u sulmua nga Lumir Abdixhiku dhe Isa Mustafa për afërsinë e saj të tashme me Albin Kurtin dhe afërsinë që kishte gati me të gjitha subjektet tjera parlamentare politike. Por, ajo ka marrë disa komente “të pakëndshme”.

Deputetja Kurti shkroi:

“Morali në politikë ka të ëbjë me votimet, qëndrimet dhe bindjet. Nuk është një fjalë e rezervuar për gratë. Kaq duhej të dinte kryetari i partisë, Lumiri. Kaq është minimumi i moralit.”

Edhe barku më i madh ulet në 10 ditë!
SlimFit
Ndërkohë, një komentues ka kritikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë deputeten duke shkruar si vijon:

“Qe veç një diçka për çka ish dashtë me u marrë ju. Po jo, ju keni zgjedh me u marrë me diçka që bash kujt në punë s’i hyn. Hiç. Po nejse, vazhdoni se u mësuam më me juve e me ata para juve e me krejt.” – skroi D. C.

Ai ndau me deputeten edhe faturat me çmime marramendëse që i kishin ardhur nga muaji tetor i vitit 2022.

Tinka Kurti ia ktheu duke i thënë: “po D. secili jemi duke kryer punën tonë çdo ditë. Ndërkohë ofendimi nuk është puna e askujt.”

Një tjetër ndërkohë, R. Y. i komentoi në lidhje me disa komente të Kurtit sot dhënë për një gazetë shqiptare në Maqedoni ku e quajti ish-presidentin Thaçi “personalitet historik” bërë bashkë me Adem Demaçin dhe Ibrahim Rugovën.

“Morali në politikën që e përfaqëson ti i transformon njerëzit brenda natës nga “hajn” e “paçavër” në “personalitet historik”.

Më poshtë keni statusin dhe komentet  Tinka Kurtit:

Shpërndaje në

U Kopjua