Live

Deputetja shqiptare që publikoi më së shumti fotografi për seancën e sotme solemne

20:14 / 27 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike (PD), ka ka postuar 42 fotografi nga takimi i përbashkët që kryeministrat, ministrat dhe deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë e kishin të dielën.

Kjo për nder të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Një gjak, një histori”, ka shkruar deputetja në mbishkrimin e albumit, teksa ka fotografi me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, liderin e PDK-së, Memli Krasniqi e deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Pos albumit, më pas ajo e ka postuar edhe një fotografi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Një Popull, një Tokë, një Ëndërr”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë së përbashkët me Kurtin.

Gjatë seancës së përbashkët në Kuvendin e Kosovës kishte fjalime patriotike nga të dy anët. Është theksuar nevoja e avancimit të kombit shqiptar.

Shpërndaje në

U Kopjua