Live

Deri tani, i keni vendosur gabim bizhuteritë tuaja

19:53 / 07 Nëntor 2022

Nga admin

Me siguri në dhomën tuaj keni një kuti interesante ku vendosni gjithë bizhuteritë. Pa menduar, ndodh që të mos i vini të ndara prej njëra-tjetrës, por i grumbulloni aty duke u mjaftuar që të mos humbasin nëpër shtëpi. Nëse ndonjëherë e keni pyetur veten se ç’është më e keqja që mund të ndodhë jua themi ne: ngatërrim i bizhuve dhe oksidim i tyre.

Ndoshta nuk e dini, por kur vendosni dy metale bashkë praktikisht keni krijuar një bateri dhe këto jone, duke ndërvepruar me njëra-tjetrën krijojnë atë që quhet korozion. Kjo bën që varëset/unazat/vathët, etj ta humbasin ngjyrën, shkëlqimin dhe metali s’do të jetë më ai që supozohej të ishte. Të gjitha bizhutë të vendosura bashkë me njëra-tjetrën do të oksidohen shumë më shpejt nga ç’mendoni ju.

Cila është mënyra më e mirë për t’i vendosur?

Sipas ekspertëve, duhen vendosur në mjedise të pastra, të thata dhe në distancë prej njëra-tjetrës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...