Do të ishte mirë ta aplikoni dimrit kremin e natës edhe ditën, kur i nevojitet një teksturë posaçërisht e pasur, e yndyrshme
Ne e dimë se gjëndrat tona ndalojnë së prodhuari sebum në një temperaturë prej tetë gradë Celsius e më poshtë.
“Sebumi është një sekrecion yndyror që hidraton lëkurën dhe e mbron atë nga rrezatimi ultravjollcë dhe bakteret e dëmshme”, konsideron dermatologia gjermane Uta Schlossberger.
Lëkura e fytyrës gjatë dimrit i ekspozohet ndryshimeve të shpeshta të qëndrimit në hapësira me ajër të thatë, të ngrohtë, përkatësisht me ajër të ftohtë jashtë, gjë që merr haraçin dhe lëkurën mund ta thajë edhe më shumë seç e bën atë dielli i verës, duke shkaktuar skuqjen e saj.
Mirëpo, kremi i hidratimit me bazë ujin e aplikuar gjatë ditës në temperatura shumë të ulëta mund të ngrijë, duke dëmtuar me atë rast enët e gjakut të lëkurës.
“Prandaj – më pak lagështi, më shumë yndyrë”, këshillon Schlossberger.
“Për të thjeshtuar gjërat – provoni të përdorni një krem të pasur nate edhe gjatë ditës”, thotë ajo, duke shtuar se kremrat e natës priren të jenë më të yndyrshëm dhe përmbajnë më pak ujë se kremrat e ditës.
Nëse lëkura vazhdon pavarësisht kësaj, dermatologia rekomandon aplikimin e vazelinës në fytyrë.
Për njerëzit me lëkurë shumë të yndyrshme të prirur ndaj skuqjes dhe puçrrave, një alternativë më e mirë për kremin e yndyrshëm të natës në ditët e dimrit mund të jetë përdorimi më i shpeshtë i produkteve të kujdesit ditor të lëkurës, thotë Schlossberger dhe shton se edhe në atë rast, kremrat me përmbajtje të lartë uji duhet të të shmangen në mot të ftohtë, transmeton Telegrafi..
Ajo tregon se është e rëndësishme të mbani mend se kremrat e natës, ndryshe nga shumë kremra të ditës, zakonisht nuk përmbajnë SPF.
Pra, nëse përdorni kremin e natës gjatë ditës dhe vendosni të bëni një shëtitje të gjatë, sigurohuni që të aplikoni krem kundër diellit me një faktor mbrojtës poshtë tij.