Live

Dëshpërohen meraklitë, s’ka kampionat të seksit

14:59 / 07 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Ditëve të fundit interneti u ndez nga lajmet se Suedia e kishte shpallur seksin një sport, madje po organizonte një turne. Lajmi u publikua si i vërtetë edhe nëpër mediat ndërkombëtare.

Siç u raportua, turneu do të fillonte më 8 qershor në Goteborg.

Por si qëndron e vërteta?

Suedia e ka mohuar një ngjarje të tillë. Anna Setzman, zëdhënëse e Konfederatës Suedeze të Sporteve tha se këto janë informacione të rreme.

Në një deklaratë për shkrim të dhënë për DW, ajo tha: “Për momentin, në disa media ndërkombëtare po përhapen informacione të rreme për Suedinë dhe sportet suedeze. I mohojmë fuqishëm”, theksoi ajo.

Si nisi gjithçka?

E përditshmja suedeze Göteborgs-Posten ka raportuar se një burrë suedez i quajtur Dragan Bratic qëndronte pas gjithë dramës, transmeton Indeksonline.

Sipas gazetës, Bratic zotëron disa klube striptizi dhe donte që seksi të klasifikohej si sport. Ai madje ka paraqitur kërkesë për t’u bërë anëtar i konfederatës në janar të këtij viti.

Konfederata Suedeze e Sporteve konfirmoi për DW se kishte një individ që pretendonte se ekzistonte një federatë seksi dhe kishte aplikuar për anëtarësim, por aplikimi u refuzua në maj.

“Konfederata Suedeze e Sporteve ka tërhequr vëmendjen për faktin se në disa pjesë të mediave ndërkombëtare po përhapen lajmet se një federatë seksi është bërë anëtare e Konfederatës Suedeze të Sporteve”, tha Setzman në deklaratë.

 “Është informacion i rremë me qëllim që të njolloset sporti suedez dhe Suedia”, vazhdoi tutje ajo.

Mediat raportuan edhe për ekzistencën e një faqeje në internet që aktualisht po kryen një numërim mbrapsht për “turneun” dhe pretendon se do të transmetojë drejtpërdrejt ngjarjen.

Konfederata mohoi kategorikisht çdo bashkëpunim me një organizatë seksi. “Nuk ka asnjë federatë seksi që është anëtare e Konfederatës Suedeze të Sporteve”, tha Setzman.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...