Live

Detaje nga ekspertiza për rastin Dehari, ja çka zbulon instituti zviceran

20:53 / 25 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Instituti zviceran “përjashton” mundësinë e vetëvrasjes së Astrit Deharit

Një dokument prej 44 faqesh përmban fakte të rëndësishme për një rast të mistershëm që ka ndodhur në Kosovë.

Brenda këtij dokumenti, gjenden detaje relevante për mënyrën se si kishte vdekur Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Në fakt Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, duket se ka hedhur poshtë hipotezën mbi vetëvrasjen e Deharit, duke lënë kështu hapësire për mundësinë e një personi të tretë në këtë rast.

Në këtë raport thuhet se ish aktivistit i Vetëvendosjes është vështirë e besueshme se ka mundur të bëjë vetëvrasje me një shishe mjalti sic ishte konstatuar në Kosovë. 

“Zvogëlimi ose ndërprerja e tërësishme e sjelljes së gjakut të oksigjenuar në tru shkakton një humbje të vetëdijes dhe të një tonusit muskulor. Kjo humbke e tonusit muskolor i bën të pamundura të gjitha manovrimet e vetë-ngulfatjes manuale ose me litar. Në veçanti kjo bën të pamundur vetë-ngulfatjen duke mbajtur një objekt në rrugë ajrore. Një vetë ngulfatje duke mbajtur një objekt në mënyrë passive në rrugët e ajrit (sh. Vendosja e një lecke) mbetet gjithnjë e mundshme”.

Madje për këtë mjet, është sqaruar deri në detaje se si nuk ka mundësi që të depërtojë në fytin e një njeriut.

“Në rastin e z.Dehari shishja është gjetur e futur në gojë nga fundit, baza e saj që ka 6 cm të diametrit. Matje anatomike të laringut të kryera nga Eckel dhe al. (1994) mundësojnë të vlerësohet se diametric normal i vrimës së laringut  është mesatarisht 3.82 cm (minimum 27mm dhe maximum 66 mm)tek njeriu, sa i përket asaj se kjo matje bazohet mbi distancën në mes të strukturave të katraligut (kërcit)”.

E një tjetër fakt interesant i gjetur në qelinë A3 e analizuar nga institute zviceran është edhe rripi i orës që barte Astriti, sipas raportit mbi rrip janë gjetur shenja të AND-së të një personi tjetër.

Më tej në këtë raport thuhet se ditën që vdiq Astriti nuk kishte asnjë sjellje të pazakonte derisa shkruhet se i ndjeri ishte edhe me disponim.

Brenda këtij raporti ceket dëshmia e gardianit të burgut, Daut Kastratit, i cili ia kishte dhënë një brisk rroje Astriti dhe se ky i fundit e kishte kthyer në vendin e zakonshëm pasi që ishte rruar.

Po ashtu thuhet se gardiani Kastrati kishte thënë se i ndjeri nuk kishte problem me të mbajturit të tjerë si dhe me askënd aty.

E raporti ka shpjeguar edhe plagët që janë gjetur në trupin e studentit të mjekësisë.

“Plagët sipërfaqësore, të vërejtura në nivelin e regjionit latero – cervical të djathtë edhe të kyçit të majtë, janë pasojë të traumave të provokuara nga një objekt I mprehtë, dhe sipas lokalizimit tregojnë së pari lëndime të vetë – kryera. Nga fati I karakterit të tyre sipërfaqësore dhe se z. Dehari kishte njohuri mjekësore, këto lëndime me vështirësi janë shkaktuar nga autori me qëllim që të shkaktojë vdekjen. Hipoteza se lëndimet janë shkaktuar nga një person i tretë me qëllim të maskimit të krimit duhet të evokohet dhe përjashtohet”.

Ndërkohë më këto faqe institute zviceran duket se  ka hedhur poshtë edhe një herë të gjitha mundësitë se Dehari ka mundur të vrasë vetën mesditën e 5 nëntorit të vitit 2016 në qeli. 

“Si përfundim, hopoteza e vetëvrasjes së z.Dehari me mjetet e paraqitura nga  mjekët ligjor nuk duket e vërtëtë. Për këtë arsye rrethanat e vdekejs së z.Dehari janë sipas mendimit tonë, të përfshira në një dyshim të intervenimit të personit të tretë në procesin fatal. Ekzaminimet plotësuese janë të nevojshme për ta përjashtuar intervenimin e personit të tretë në vdekjen e Astrit Deharit”.

Institutit të mjekësisë ligjore  në Lozanë i kanë munguar edhe dëshmi tjera të AND-së siç janë ato të thonjëve të Astriti.

Kurse është shënuar se në bazë të hetimeve tjera policore, bashkë mbajtësit e Astrit Deharit, Naser Makolli, Frrok Lasku dhe Adonis Gashi nuk paraqitnin  lëndime, sipas konstatimeve të policisë të bëra me 17  nëntor 2016, që do të thotë 12 ditë pas vdekjes së z.Dehari.

Sipas raportit, duhet të vihet re menjëherë ky afat është shumë i gjatë dhe se gjurmët eventuale ose lëndimet kanë mundur ndërkohë të zhduken.

Shpërndaje në

U Kopjua