Live

‘Dhelpër dinake’ – Mozzik u kthehet skenave te nxehta me vajza pas ndarjes (VIDEO)

21:59 / 08 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Mozzik ka publikuar këngën e tij më të re, të parën pas ndarjes me Loredanën.

Reperi Mozzik ka publikuar me videoklip këngën që po e lajmëron tash e sa kohë.

Ai këngës i ka lënë titullin ‘Dhelpër Dinake’ dhe vazhdimisht e ka paralajmëruar me shumë figura të dhelprave të postuara në profilet e tij në rrjetet sociale.

E prej kur Mozzik ka zbuluar titullin e këngës, të gjithë fansat ishin të bindur se është një dedikim për ish-të dashurën e tij, Loredanën.

Mozzik dhe Loredana i kanë dhënë fund lidhjes pas një kohë e të gjatë bashkë, kur edhe sollën në jetë vajzën, Hanën.

Kur u duk se e kaluan bashkë pa probleme stuhinë me zhvillimet e muajit Maj, Mozzik dhe Loredana u kuptua pas pak muajsh se nuk janë më bashkë.

Shpërndaje në

U Kopjua