Live

Dhëndri tenton ta vrasë ish-vjehrrin në Dragash për shkak të mosmarrëveshjes rreth divorcit me vajzën e tij

14:16 / 26 Prill 2024

Nga Kosova Live

Një tentimvrasje ka ndodhur ditën e sotme në Dragash.

Një person  ka tentuar ta vrasë ish-vjehrrin e tij pas një mosmarrëveshje rreth procesit të divorcit në mes vajzës së tij dhe të dyshuarit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi tha për gazetën online Reporteri.net se i dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma.

“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarit O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën me te cilën dyshohet se është përdor në këtë rast. Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se te njëjtit kanë ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën K. Q (Ish-vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit te divorcit ne mes të vajzës së tij dhe të dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit te gjykatës. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore ne QKMF Dragash dhe pas i njëjti dërgohet ne Spitalin rajonal ne Prizren për tretman mjekësor”, tha Gashi për Reporteri.net

Shpërndaje në

U Kopjua