Live

Dheu i shembur e zë një person në Kamenicë, shpëtohet nga zjarrfikësit

17:04 / 25 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një shembje e dheut ku ka zënë një person në një kanal në Kamenicë ka mundur për pak të kthehet në tragjedi.

Por kjo fatmirësisht nuk ka ndodhur dhe kjo falë falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikëseve të Kamenicës, të cilët kanë arritur ta nxjerrin të gjallë personin e bllokuar.

Njoftimi është dhënë nga vet njësiti i Zjarrfikësve në Facebook që kanë publikuar edhe videon.

“Falë informimit me kohë dhe intervenimit të shpejtë nga zjarrfikëst, arrinë të nxirret i gjallë një person i bllokuar nga shembja e dheut në një kanal” – thuhet në njoftimin e zjarrfikësve të Kamenicës.Tutje është lënë një mesazh me përmbajtjen “Ne nuk ndalemi kur lodhemi, ne ndalemi kur mbarojmë!”

Momenti kur zjarrfikësit e Kamenicës ia shpëtojnë jetën një personi pas shembjes së dheut

Momenti kur zjarrfikësit e Kamenicës ia shpëtojnë jetën një personi pas shembjes së dheut

Posted by Kanal10 on Sunday, December 25, 2022

Shpërndaje në

U Kopjua