Një mësues dhe një nxënës janë rrahur mes vete në shkollën teknike në Smederevë të Serbisë.
Incidenti ndodhi të hënën, ndërsa pamjet e dhunës janë publikuar të premten në rrjetin social ‘Twitter’.
Siç raportohet nga mediat në Serbi, mësuesi fillimisht ka tentuar t’ia marrë telefonin nxënësit.
Më pas filloi përleshja, që zgjat disa sekonda. Nxënësi arriti t’ia merrte telefonin mësuesit dhe më pas doli nga klasa.
Đak i profesor se rvaju na času u Smederevu pic.twitter.com/ArfhWpnRLc
— Lovac na neke od njih! (@Sabljalo) March 3, 2023