Një rast i dhunimit të një gruaje ka ndodhur në Klinë më 12 gusht.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.
Viktima femër dyshohet se është dhunuar seksualisht nën shantazh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti duke e shantazhuar viktimën femër shqiptare e ka dhunuar seksualisht. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje nga PK nuk janë dhënë detaje tjera.