Live

Dhunoi dhe mbajti të mbyllur në kasolle një grua, pranga për shqiptarin në Greqi

17:16 / 08 Mars 2023

Nga Kosova Live

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohen për dhunë fizike dhe mbylljen e një shtetase marokene në një kasolle për 24 orë, bashkë me një grek.

Përveç se ndalimit të paligjshëm, do të përballen edhe për vepra të tjera të karakterit kriminal.

Sipas raportimeve nga mediat greke, ngjarja ka ndodhur fundjavën e kaluar. 24-vjeçarja ka rrëfyer për autoritetet greke frikën që ka përjetuar gjatë qëndrimit në kasollen prej llamarina dhe rrahjen nga dy autorët.

Gruaja ka arritur të telefonojë Qendrën e Veprimit të Menjëhershëm dhe duke folur me zë të ulët ka raportuar se ishte rrahur nga një burrë me origjinë shqiptare, i cili e kishte mbyllur në një zonë e panjohur me mbeturina.

Pasi u identifikua numri i telefonit nga i cili telefonoi 24-vjeçarja, u bë e mundur gjurmimi i vendndodhjes së saj të saktë.

Në vendngjarje shkuan efektivët e Policisë arritën të lokalizojnë kabinën në të cilën ishte mbyllur 24-vjeçarja dhe kur e kuptoi praninë e tyre, filloi të godiste llamarinat për të bërë zhurmë dhe për ta lokalizuar më shpejt.

Dy të arrestuarit, përveç ndalimit të paligjshëm, përballen me akuza edhe për vepra të tjera të karakterit kriminal.


Shpërndaje në

U Kopjua