Qeveria e Kosovës shumë shpejtë do të ndajë 3 milionë euro për blerjen e pajisjeve që u vendoset dhunueseve të grave, që ndryshe njihen edhe si byzylykë.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një intervistë dhënë për emisionin “Këndi i Debatit”
Ajo ka thënë se kjo po bëhet për herë të parë nga Qeveria Kurti, duke kritikuar Qeveritë e kaluara që nuk e kanë zbatuar Ligjin për Mbikëqyrje Elektronike