Live

Digjet në Komoran, vetura me targa zyrtare e Maqedonisë së Veriut

22:25 / 23 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Një veturë zyrtare me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut është djegur.

Rasti ka ndodhur në Komoran, dikur pas orës 17:30.

Indeksonline raporton se me të parë zjarrin, qytetarët i janë vënë në ndihmë drejtuesit të veturës.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka pohuar se aksidenti ka përfunduar pa të lënduar.

Shpërndaje në

U Kopjua