Live

Digjet trafo e rrymës në Prishtinë

15:11 / 02 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Një trafo elektrike në Bregun e Diellit, është përfshirë nga zjarri këtë të diel.

Një banor i cili ka dërguar fotografi të ngjarjes, ka thënë se për kundër që kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësit, ata janë vonuar pothuajse një orë.

Banorët e lagjes, me vetiniciative kanë tentuar ta shuajnë zjarrin.

Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.

Shpërndaje në

U Kopjua