Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka kritikuar ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Musliu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se vetëm në dhjetë ditët e para të vitit 2023, ka mjaftuar që të shfaqet kolapsi i diplomacisë kosovare.
“Zgjohu nga gjumi Donika sepse menaxhimi i MPJD-së do të thotë shumë më shumë se shkarkime dhe përndjekje politike të zyrtarëve që nuk e pranojnë të servilosen”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i Musliut, pa ndërhyrje:
Kanë kaluar vetëm dhjetë ditë të vitit 2023 dhe kanë mjaftuar që të shpërfaqet kollapsi i diplomacisë së Kosovës.
Zgjohu nga gjumi Donika sepse menaxhimi i MPJD-së do të thotë shumë më shumë se shkarkime dhe përndjekje politike të zyrtarëve që nuk e pranojnë të servilosen.