Live

Diplomacia në kolaps | Deputetja e PDK-së thirrje Gërvallës: Ndalo shkarkimet e përndjekjet në MPJD

17:23 / 10 Janar 2023

Nga Kosova Live

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka kritikuar ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Musliu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se vetëm në dhjetë ditët e para të vitit 2023, ka mjaftuar që të shfaqet kolapsi i diplomacisë kosovare.

“Zgjohu nga gjumi Donika sepse menaxhimi i MPJD-së do të thotë shumë më shumë se shkarkime dhe përndjekje politike të zyrtarëve që nuk e pranojnë të servilosen”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Musliut, pa ndërhyrje:

Kanë kaluar vetëm dhjetë ditë të vitit 2023 dhe kanë mjaftuar që të shpërfaqet kollapsi i diplomacisë së Kosovës.

Zgjohu nga gjumi Donika sepse menaxhimi i MPJD-së do të thotë shumë më shumë se shkarkime dhe përndjekje politike të zyrtarëve që nuk e pranojnë të servilosen.

Shpërndaje në

U Kopjua