Live

Diplomati Agron Maloku paditë për shpifje Donika Gërvallën

14:06 / 23 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Diplomati i karrierës që u sistemua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Ministrinë e Shëndetësisë, Agron Maloku ka paditur për shpifje kryediplomaten Donika Gërvallën dhe dikasterin e saj.

Gazeta Insajderi ka siguruar dokumentin zyrtar ku thuhet se Gërvalla së bashku me MPJ-në duhet t’i kërkoj falje publike Malokut për shpifjet e bërë gjatë një interviste, për Zërin e Amerikës.

Sipas këtij aktgjykimi, ministrja Gërvalla dhe dikasteri i tij duhet t’i paguaj në total 99 mijë euro dëmshpërblime.

Në emër të dhimbjeve shpirtërore, ankthit, gjendje së rënduar emocionale, komenteve negative dhe pagjumësisë dëmi i shkaktuar ndaj Maloku nga shpifjet e ministres kapin vlerën e 60 mije eurove.

Ndërsa, për nënçmim, humbje të vetëvlerësimit dhe besimit dëmshpërblimi shkon në 36 mijë euro.

Me 28 shtator 2022, Donika Gërvalla në një interviste për Zërin e Amerikës, kishte thënë se Maloku duhet se pari te dal para pasqyrës e ta shikoj veten para se të fals për problemet e MPJ-së.

“Një grup i vogël njerëzish që pretendojnë të marrin përsipër të jenë përfaqësues sindikal në MPJ do të duhet në radhë të parë të dilni para pasqyrës e të shihnin veten. Shkelja e Ligjit në Kosovë nuk pranohet dhe përfaqësues i sindikatës nuk mund të jetë dikush që është pjese e menaxhmetit, dhe këtu nis problem që njerëzit e vet-emëruar marrin përsipër që të shpjegojnë nëpër mediume se cilat janë probleme e cilat jo”, ishte shprehur Gërvalla ne VOA.

Maloku konsideron se është dëmtuar në integritet personal e profesional nga ministrja Gërvalla.

Tutje, në paditë thuhet se motivi, dashja dhe qëllimi i Gërvallës ka qene diskretimi i prestigjit, reputacionit të udhëheqësit të Shoqatës Sindikale të Anëtarëve të Jashtëm me theks te kryetari Maloku dhe këshillit të tij.

Shpërndaje në

U Kopjua