Live

Diplomatja kosovare në Jerusalem jep lajmin për aftësimin e të rinjve në këtë shtet

09:12 / 20 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ines Demiri, diplomatja e kosovare në Jerusalem shprehet e lumtur që takoi dy zyrtarë të cilët e përfunduan trajnimin me temë “South-Eastern Europe Meteorological Training Workshop” të organizuar nga Agjencioni për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit.

”Pata kënaqësinë të vizitoj z. Beqir Gashi, zyrtar i meteorologjisë pranë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe z. Ilir Jusufi, zyrtar në Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA, të cilët e përfunduan me sukses kursin e trajnimit me temë “South-Eastern Europe Meteorological Training Workshop” të organizuar nga Agjencioni për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit MASHAV në bashkëpunim me Shërbimin meteorologjik të Izraelit השירות המטאורולוגי הישראלי Israel Meteorological Service në Qendrën Ndërkombëtare për Trajnim në fushën e Bujqësisë MATC – MASHAV Agricultural Training Center, në Shefayim të Shtetit të Izraelit.” shkruan Demiri.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua