Live

Diplomatja Musliu i reagon Rashiqit për rastin e Azem Kurtajt: Turp për ty!

15:28 / 10 Janar 2023

Nga Kosova Live

Diplomatja kosovare, Fatmire Musliu i ka reaguar ministrit të Qeverisë Kurti, Nenad Rashiq, i cili deklaroi dje se dy serbët në Shtërpcë u qëlluan për tu vrarë nga ushtari i FSK-së, Azem Kurtaj.

E kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta në vend. Musliu ka thënë se kjo çfarë ka deklaruar Rashiq është e papërgjegjshmëri nga ana e një qeveritari.

“Mori ti Rashiq, çka fantazon ti nuk është kah na intereson fare. Ti nuk je as hetues, as prokuror, as gjyqtar e as dëshmitar i ngjarjes.

Por, dije se në ngjarje të tilla fajtor je ti dhe politikanët si ti që i fryejnë zjarrit të racizmit.

I merrni postet pa meritë dhe krejt çfarë bëni është të shkaktoni hasmëri dhe vetëm hasmëri. Turp për ty dhe për këdo që bashkëpunon me ty”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua