Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka folur rreth diskutimit për Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe që është organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.
Ky diskutim do të mbahet më 31 janar dhe të ftuar janë liderë partiakë, diplomatë e anëtarë nga shoqëria civile.
Po ashtu, aty do të marrin pjesë edhe anëtarë të Qeverisë së Kosovës.
Megjithatë, Rexhaj shprehet se në këtë takim mund të dëshmohet se Asociacioni një-etnik nuk është i pranueshëm për shoqërinë e jo vetëm për Qeverinë Kurti.
“Takimi i 31 janarit është mundësi shumë e mirë të dëshmohet se Asociacioni njëetnik serb nuk është i pranueshëm për shoqërinë, jo vetëm për Qeverinë”, shkroi ai në Facebook.
Lidhur me këtë ngjarje të 31 janarit, kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka marrë ftesë.
Për dallim prej tij, zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi edhe ministri Nenad Rashiq do të jetë prezent në takimin që pritet të fillojë në ora 10:00.