Live

Distria e artë në Jerusalem

18:11 / 20 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është shpallur për herë të katërt medaliste e artë në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”.

Krasniqi shënoi katër fitore dhe një tjetër pa luftë, njofton KlanKosova.tv

Kampionia olimpike fitoi edhe 1,800 pikë olimpike për Parisi 2024.

Në këtë garë marrin pjesë vetëm më të mirët në kategori.

Derisa për të bronztën do të luftojë edhe kampionja tjetër olimpike, Nora Gjakova.

Shpërndaje në

U Kopjua